Deputeti i PD Luçiano Boçi, në një prononcim për mediat para ambienteve të televizionit News24, ka reaguar për represionin që I ka bërë kësaj media, Ardi Veliu.

Boçi tha se Veliu ka treguar gjithmonë zell për të goditur mediat duke theksuar se Ardi Veliu është njeriu që mbahet mend për “bashkëpunimet me grupet kriminale kur ishte në drejtim të Policisë”.

Sipas deputetit demokrat Luçiano Boçi, kjo është ndërhyrje flagrante dhe sipas tij akt final i konfirmimit të vendosjes së diktaturës në Shqipëri.

Luçiano Boçi: Rama ka përdorur si kamikaz një pistoletë, kobure të tij që sa here i duhet qëllon opozitën dhe tani median, ky është i famshmi Ardi Veliu që ka treguar gjithmonë zell për të goditur opozitën dhe mediat, mbahet mend për bashkëpunimet me grupet kriminale kur ishte në drejtim të Policisë.

Kjo është ndërhyrje flagrante, është akt final I konfirmimit të vendosjes së diktaturës në Shqipëri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb