Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se lëvizjet e dronëve amerikanë javën e kaluar mbi Detin Baltik janë një shenjë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-së në konfliktin me Rusinë .

Rrëzimi i një droni amerikan nga avionët luftarakë rusë të martën ishte ndërveprimi i parë i njohur i drejtpërdrejtë ushtarak midis dy palëve që nga fillimi i luftës.

“Është mjaft e qartë se çfarë po bëjnë këta dronë dhe misioni i tyre nuk është aspak paqësor dhe për të garantuar sigurinë e transportit në ujërat ndërkombëtare.

Në fakt, bëhet fjalë për përfshirjen e drejtpërdrejtë të operatorëve të këtyre dronëve në konflikt kundër nesh”, u shpreh Peskov.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb