Gazetari Basir Çollaku deklaroi në studion e News24 se kryeministri Edi Rama po shkon drejt çimentimit të pushtetit individual.

Duke komentuar qëndrimin e ndërkombëtarëve ndaj protestave, ai tha se zgjidhja duhet të vijë nga vetë shqiptarët. Sipas Çollakut, rinia ka zgjuar vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa Rama po përpiqet të fitojë kohë për të siguruar marrëveshje që, sipas gazetarit, do ta mbronin nga burgu.

“Rama po shkon drejt çimentimit të pushtetit individual. Ne duhet të integrojmë shqiptarët, jo pushtetarët. Këta pushtetarët tanë gjezdisin në Europë. Pse s’ka reagim ndërkombëtar? Punët duhet t’i zgjidhim ne shqiptarët, jo ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët kërkojnë stabilokracinë. Ne tani jemi përtej. Rinia e zgjoi vëmendjen e tyre. Ata, në prapaskenë, janë duke komunikuar me aktorë të rëndësishëm. Kryeministri nuk do të jetë ai që organizon zgjedhje të reja. Dhe ai e di këtë histori. Po përpiqet që të fitojë kohë për të bërë marrëveshje që të mos shkojë në burg. Por ai e di që nuk ka marrëveshje të tillë. Kush ka vënë dorë mbi paratë publike, duhet t’ua kthejë ato shqiptarëve.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: