Të duash jetën është e lehtë kur jeni duke udhëtuar jashtë vendit. Aty ku askush  nuk ju njeh, Ju jeni zot i vetes tuaj me shume se cdo here tjeter. Njerëzit kurrë nuk mësojnë dicka me te  thënë, ata duhet ta zbulojnë ate vete

Dubai, i cilësuar së fundmi si destinacioni më popullor I botës për vitin 2022 ne Tripadvisor TravellersChoice Awards, bëhet kështu destinacioni perfekt dhe gjithëpërfshirës për një udhëtim solo. Një pushim në Dubai është ideal për të gjithë ato që janë në kërkim te një pushimi dhe një kohe mjaft të merituar me veten. Me Dubain, vendin ku të gjitha kulturat shkrihen në një dhe destinacionin ideal për përvoja unike, nuk ka zgjedhje më të mirë për të kryer një udhëtim drejtë vetë-zbulimit, relaksit dhe çlodhjes, apo edhe eksperiencave të reja.

Nëse jeni duke kërkuar për një mundësi për të eksploruar këtë qytet elektrizues ose thjesht synoni të bëni një pushim relaksues nga aktivitetet e ngarkuara të përditshmërisë, kjo pjesë e artikullit përmban disa nga mënyrat më të pabesueshme për të shijuar nëmaksimum një udhëtim solo në një destinacionet më të njohura turistike.

NJE ARRATISJE PËR UDHETUESIT E VETËM

  • Fitnesi, shëndeti dhe mirëqënia e pushimit

Nje udhetim solo jashtë vendit rigjeneron mendjen e trupin, dhe Dubai është shtëpia e relaksit, shëndetit dhe aktiviteteve të mirëqënies, u mundëson udhëtarëve të vetem të çlodhen sipas dëshirës së tyre. Dubai është një nga destinacionet më të mira në botë për SPA dhe mirëqënie, me klube shëndetësore, pushime gjithëpërfshirëse joga, sporte ujore dhe më shumë.

  • Bëhu pjesë e një takimi te ri ne komunitet

Kënaquni, mësoni dhe relaksohuni në Matcha padel club ( loje me raketa ) , i cili është më I njohuri në llojin e tij, dhe ofron takime me lojtarë të tjerë solitare te  padel, mësime udhëzuese për sportin dhe një kafene të mrekullueshme dhe estetikisht të bukur për t’u çlodhur pas një pasditeje konkurruese.

  • Mirëqënie buzë detit

Mësoni diçka të re ndërkohë që kryeni aktivitet fizik e ushtroheni, çlironi tension dhe relaksoni mendjen me anë të nje loje argetuese dhe pak sfiduese, klasa e SUP (stand-up paddle-boarding/vozitja e një dërrase në kembe) pranë Drift Beach Club.Seancat e vozitjes me temë fitnesin, përfshijnë ushtrime balancuese, si dhe përdorimin e brezave të rezistencës për të maksimizuar ndikimin fizik. Kjo do t’ju japë njëkohësisht shansin direkt për t’u tonifikuar, për t’u nxirë nga dielli dhe për t’u argëtuar.

  • Shijo një seancë yoga me pamjen e pafundme të qytetit

Relaksohuni, çlodhuni dhe kanalizoni paqen e brendshme në Aura Skypool duke marrë pjesë në një seancë yoga në mëngjes, mbi në pishinën më të lartë në botë. Aura Skypool,  e gjendur në një sfond mbi Palm Jumeirah dhe horizontin e Dubait, ofron seanca javore joga me guide.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Aktivitet kreativ

Kreativiteti ushqen shpirtin dhe mund te injektoje nje elemnt iluminimi  një udhetim solitat jashe vendit , për të mos lënë pa përmendur mundësinë që I ofrohet vizituesve te zhvillojne talented dhe te mesojne  aftësi të reja.

  • Përvetëso bukurinë e gjuhës Arabe

Zhytuni në gjuhën e bukur arabe dhe zotëroni një aftësi të re unike duke marrë pjesë në mësimet bazë të kaligrafisë arabe që “The Culture Foundation”  ofron.  Këto klasa do t’u lejojnë udhëtarëve të vetëm të lidhen me krijues të tjerë, si dhe të mësojnë historinë e shkrimit arab.

  • Zotëroni aftësitë tuaja të rrobaqepësisë

Nëse ju pëlqen moda dhe ju pëlqen të tregoni anën tuaj kreative, klasat tradicionale të veshjeve arabe dhe indiane të Shilpa Paul janë vendi i përsosur për të ushtruar imagjinatën dhe shpirtin tuaj eksperimental. Kjo studio e krijuar në Dubai ofron një mundësi për udhëtarët e vetëm dhe adhuruesit e modës që të eksplorojnë veshjet rajonale dhe të krijojnë veshje unike në llojin e vet.

AVENTURAT USHQIMORE

Për të apasionuarit e ushqimit, pak vende rivalizojnë Dubain. Sipas Tripadvisor Travel Travel Awards 2022, qyteti u njoh si destinacioni i katërt më i mirë për adhuruesit e ushqimit. Skena dinamike e ushqimit të Dubait do të mirëpresë ardhjen e udhëzuesit Gault&Millau tëEmiratevetë Bashkuara Arabe dhe lëshimin e një udhëzuesi të ri Michelin, që të dyja do të vlerësojnë akoma më shumëinstitucionet e kuzhinës së destinacionit.

  • Nisni një udhëtim kulinar

Udhëtarët solo kanë autonomi të plotë mbi zgjedhjet e restoranteve. Adhuruesit e kuzhinës së kombinuar duhet të shkojnë në Indokinë, pika e nxehtë francezo-vietnameze e lindur në Nju Jork, e cila është në zemër të distriktit financiar të Dubait. Vendi retro dhe i shkëlqyeshëm do t’ju bëjë të ndiheni sikur jeni në një set filmi, me atmosferën e Studio 54, të shoqëruar nga pjata të punuara në mënyrë delikate.

  • Vizitoni një nga perlat e qytetit

21 Gram është perle absolute  veçanërisht për të apasionuarit  pas ushqimit, që priten krahëhapur në bistron e vetme ballkanike të qytetit. Plotësisht i pavarur me fokusin kulinar në komunitet, 21 Gram favorizon ushqimin e thjeshtë mbi pjatat komplekse, me një menu të shijshme sezonale. Pjatat përfshijnë produkte të pjekura, sallata të shijshme, mish të gatuar ngadalë dhe ushqim deti të freskët.

  • Monstra gatimi qe shijojnë po aq mirë saç duken

Trèsind është një nga destinacionet më të njohura të ngrënies në Dubai që shërben si kuzhinë moderne indiane. Përvoja e ngrënies ofron të papritura në çdo hap, me një karrocë autentike indiane, restoranti rikrijon përvojën e ushqimit indian të rrugës. Adhuruesit e kuzhinës duhet gjithashtu të shkojnë në restorantin Trèsind Studio, i vendosur në çatinë e Nakheel Mall në Palm Jumeirah, I cili ofron një përvojë të shkëlqyer ngrënieje me përbërës të marrë nga fermerët organikë dhe të qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe.

SPORTI, ADRENALINA DHE AVENTURA

Skena e aktiviteteve sportive e Dubait e cila është gjithnjë në rritje do të emocionoje dhe kënaqe udhëtarët solo me linjat epike zip, udhëtimet aventureske, zhytjet në det të thellë dhe shumë më tepër për të zgjedhur.

  • Eksploroni shkretëtirën dhe perfshihuni në kulturën Beduine

Mësoni mënyrat tradicionale të kulturës beduine dhe eksploroni dunat e rërës së shkretëtirës me Trashëgiminë Platinum. Aktivitetet u ofrojnë udhëtarëve solo mundësinë për të mësuar rreth shkretëtirësnga një udhërrëfyes ekspert, duke u përfshirë banorët e saj të shumtë, dhe të përjetojnë perëndimin e diellit mahnitës të shkretëtirës, argëtimin tradicional të Emirateve dhe ushqimet e shijshme nën qiellin me yje.

  • Ecje per kenaqesine e zemres tuaj

Behunipjese e  një ekspedite  me grupin e ecjes Trekkers për të eksploruar disa nga shtigjet e spikatura  të Dubait dhe për t’u lidhur me ata që gjithashtu e duan natyrën,  ideale për profesionistët dhe  fillestarët. Trekkers ofrojnë një sërë rrugësh të hartuara me kujdes, të cilat përfshijnë udhëtime mbresëlënësedhe pamje panoramike.

Zbuloni një qytet të fundosur 60 metra nën ujë

Vizitorët mund të ‘zhyten në një botë tjetër’ në Deep Dive Dubai, pishina më e thellë në botë për zhytje. Kurset e zhytjes së lirë dhe zhytjes në skuba, ofrohen për të gjitha nivelet e aftësive nga një ekip profesionistësh ndërkombëtarë të zhytjes.Pishina e Deep Dive Dubai përmban një qytet mahnitës të fundosur që zhytësit e të gjitha niveleve mund ta eksplorojnë, i kompletuar me një peizazh të braktisur rrugësh dhe me një apartament, garazh dhe arkadë lojrash, ndër surpriza të tjera.

  • Çlodhuni dhe shikoni një muzg mahnitës në shkretëtirë

Një udhetim 40-minutësh e piktoresk drejtë shkretëtirës Al Qudra,e cila konsiderohet si një nga vendet më të njohura në Dubai, ofron një muzg mahnitës. Miqtë dhe familja mund të mblidhen së bashku dhe të shijojnë mrekullitë që ofron Al Qudra, të tilla si Liqeni i bukur i Dashurisë, perëndimi i diellit mbi oazin e shkretëtirës dhe kafshët e egra vendase, duke përfshirë Oryx Arabian dhe Gazelat Arabe. Të apasionuarit pas fitnesit mund të marrin me qira një biçikletë dhe të eksplorojnë 86 km të pistës së çiklizmit, veçanërisht mahnitëse gjatë perëndimit të diellit.

  • Ngisni një supermakinë dhe ushqeni nevojën tuaj për shpejtësi

Autodromi i Dubait ofron një shumëllojshmëri eksperiencash për grupmosha të ndryshme, duke përfshirë go-karting ose mundësinë për të ngarë një supermakinë apo  makinat e garave të Formula 1.  Vizitorët mund të garojnë si profesionistë dhe të shtyjnë kufijtë e tyre për një makinë emocionuese. Ata mund të rezervojnë një përvojë në Clio Cup ose Ferrari GT, ose ta çojnë dëshirën e tyre në nivelin tjetër për një mësim privat nga një instruktor me përvojë drejtimi.

  • Ngjituni dhe eksploroni vargmalet madhështore

Vetëm 90 minuta me makinë nga qendra e qytetit, Hatta krenohet me vargmalet e mrekullueshme dhe peisazhet malore dhe shumë aktivitete në natyrë, duke e bërë atë arratisjen ideale të dimrit. Aventurierët mund të eksplorojnë me biçikletë, të lundrojne në ujë me kajak, të flenë në rimorkiot epike ose të kënaqen me një përvojë qetësuese e Spa në Hotelin JA Hatta Fort.

AVENTURAT UJORE

  • Shkoni në një aventurë ujore

Një nga mënyrat më të mira për t’u qetësuar është në një nga parqet ujore të Dubait. Entuziazmiështë i garantuar pavarësisht nga mosha juaj, qoftë gjatë hipjes në rrëshkitësen 32 metra të lartë Jumeirah Sceirah në Parkun Ujor Wild Wadi ose duke zbuluar tre udhëtime të reja: Trident Tower, Splashers Laguna dhe Splashers Cove në parkun ujor më të madh në botë, Aqua Adventure waterpark. Për një ditë të shëndetshme familjare, I projektuar posaçërisht për fëmijët e moshës 2-12 vjeç, Parku Ujor LEGOLAND ® u ofron të vegjëlve mundësinë për të ndërtuar dërrasën e tyre të sërfit LEGO ® ose për të ndjekur nje safari me spërkatje.

  • Kapni disa rreze në një nga klubet magjepsëse të plazhit të Dubait

Në shërbim të jet setit ndërkombëtar, ka pasur një gamë të gjerë klubesh plazhi të pavarura të hapura në të gjithë Dubai këtë vit, duke përfshirë Twiggy ultra elegant nga La Cantine, Lucky Fish (të frymëzuar nga Mesdheu) dhe Koko Bay (të frymëzuar nga Bali). Duke kombinuar stilin, muzikën dhe kuzhinën e rafinuar, të preferuarat globale Nammos dhe Cove Beach janë gjithashtu shumë të njohura me udhëtarët që kërkojnë luksin zbathur.

  • Shikoni pishinat ikonike të qytetit që do të ngjanin mrekullueshëm në Instagram

Një nga kriteret për një vend pushimi është shpesh një pishinë e shkëlqyer, koleksioni i pishinave rekord të Dubait po e vendos veten përpara konkurrencës. Sipas Guinness World Records, The Address Beach Resort mban rekordin për pishinën më të lartë të pafundësisë në botë, ndërsa së shpejti, pas hapjes, Aura SkyPool Lounge do të njihet si një nga pishinat më të larta në botë me pamje 360 gradë.

IMERSIM KULTUROR

Zbuloni skenën në zhvillim të artit dhe kulturës së Emirateve të Bashkuara Arabe duke ndërmarrë një udhëtim gjithëpërfshirës dhe iluminizues për të vizituar studiot krijuese dhe galeritë e artit bashkëkohor në të gjithë qytetin.

  • Vizitoni një galeri arti bashkëkohor

Shkoni në City Walk për një vizitë të vetme në galerinë dhe platformën e artit bashkëkohor, Galloire. Hapësira ka nisur me ekspozitën hapëse të titulluar “<I’M NOT A ROBOT>” (unë nuk jam një robot) e cila përmban një koleksion artistësh të njohur ndërkombëtarisht, puna e të cilëve studion lidhjen njerëzore me epokën dixhitale.

  • Zbuloni talentin e Emirateve

Përvetësonikulturën e fokusuar mbi Emiratet në këtë ekspozitë lëvizëse në Tashkeel Studio, të titulluar “From End to End “ (nga fundi në fund). Ekspozita vë në skenë punën e gjashtë fotografëve të talentuar nga Emiratet që eksplorojnë lidhjet midis njerëzimit dhe botës natyrore. Imazhet që provokojnë mendime demonstrojnë procesin gjithnjë në zhvillim të artit dhe krijimit, me çdo imazh të zgjedhur me kujdes nga udhëheqësit e mendimit krijues të Emirateve të Bashkuara Arabe.

KËSHILLA DHE TRIKET PËR NJË UDHËTIM SOLO NË DUBAI

  1. Gjeni vendet më të mira për të qëndruar

Zona të tilla si Doëntoën Dubai, Business Bay dhe Dubai Marina u ofrojnë eksploruesve solo mundësinë për të përjetuar disa nga pikat më emocionuese të qytetit, ndërkohë që ofrojnë një pamje autentike në jetën lokale.

Downtown Dubai/Business Bay:

Rove Hotels’ Downtownndodhet fare pranë The Dubai Mall, Burj Khalifa dhe një sërë monumentesh të tjera ikonike. Hoteli është një zgjedhje popullore për udhëtarët solo, me çmime të përballueshme dhe një ndjenjë komuniteti, duke lidhur turistët qe jane vetem  me individë të ngjashëm.

I vendosur në zemër të qendrës dinamike të biznesit dhe kohës së lirë të qytetit,TAJ Downtown është një bashkim befasues i trashëgimisë së pasur indiane, traditave lokale dhe dizajnit bashkëkohor. Vizitoni në një nga restorantet e shoqërueshme të hotelit, si Bombay Brasserie ose Eloquent Elephant, ose rrini në Lounge Byzantium për tu çlodhur ose takuar me eksplorues të tjerë te vetëm dhe udhëtarë biznesi.

JW Marriott Marquis Business Bay është një pistop ideal për turistet solo, me portofolin e famshëm të kuzhinës të vendosur brenda dy kullave ikonike të hotelit. Pas një dite të lodhshme e të mbushur me aktivitet, udhëtarët mund të çlodhen në spa luksoze Saray për një masazh ose hamami gjallërues.

  1. Dubai Marina:

Një nga vendet më të mira për udhëtarët e vetëm është padyshim Marina dhe Adresa Dubai Marina, shtëpia e pishinës më të lartë në botë, është vendi i përsosur për t’u kënaqur në zhurmën e qytetit. Hoteli luksoz ofron rehati dhe shërbim të përsosur, me pamje të mrekullueshme të qytetit.

  1. Shkarkoni aplikacione të dobishme (dhe falas!) për t’ju ndihmuar mbi planifikimin më tëmirë tëudhëtimeve tuaja brenda qytetit

Aplikacionet zyrtare nga Departamenti i Ekonomisë dhe Turizmit në Dubai “VisitDubai” dhe “Dubai Calendar” janë udhërrëfyesit ideal për qytetin. Ata listojnë të gjithë informacionin që ju nevojitet për udhëtimin drejt dhe brenda qytetit – nëse jeni duke kërkuar për një event specifik, një vend të mrekullueshëm për të ngrënë ose një aktivitet argëtues për të provuar, sigurohuni tëshfrytëzoni sa më shumë kohën tuaj këtu dhe shikoni Dubain në një dritë krejt të re. Aplikacioni VisitDubai ju lejon gjithashtu të krijoni veçoritë e itinerarit tuaj të personalizuar, një konvertues të dobishëm të monedhës dhe harta udhëzuese të shkarkueshme për përdorim jashtë linjës (offline)

Aplikacioni zyrtar i qytetit për taksiRTA Dubai, Uber dhe Careem janë aty për banorët dhe vizitorët, për te sigurua njëudhëtim pa probleme, të shpejtë dhe të thjeshtë. Të tre shërbimet e udhëtimit mund të lidhen me llogaritë tuaja, kështu që ju nuk duhet të shqetësoheni për sasinë e parave që mbani me vete.

  1. Lidhuni me turistë të tjerë në turine qytetit

Udhëtimet turistike me autobus të qytetit ju lejojnë të vizitoni mrekullitë ikonike dhe t’i zbuloni ato në sedilen tuajtë një autobus të hapur me ajër të kondicionuar, dykatësh. Opsionet e njohura përfshijnë Heritage Express, City Sightseeing Dubai, ose BigBus Tour.

Ju gjithashtu mund të eksploroni qytetin përmes lenteve të kamerës tuaj me turne fotografike të drejtuara nga Aperture Tours dhe Gulf Photo Plus, të cilat ofrojnë praktikën fotografike nën drejtimin e instruktorëve ekspertë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: