Pas humbjes kundër Napolit dhe dy barazimeve kundër Atalanta-s dhe Geona-s, Juventus kërkon kthesën në sfidën e radhës, atë kundër Lazio-s së Tudor. “Zonja e Vjetër” kërkon të blindojë sa më shpejt zonën Champions, një objektiv që lidhet ngushtë me të ardhmen e Allegrit, por dhe të vetë klubit:

“Duhet të jemi të fokusuar te fundi i sezonit. Kemi çuar dëm shumë pikë avantazh, duhet të jemi më realist. Kemi bërë vetëm 13 pikë në ndeshjet e kthimit, tani janë në valle edhe nëntë ndeshje për të siguruar kualifikimin për në Champions League. Lazio? Do të jetë e vështirë. Lazio ka ndryshuar trajner dhe skuadrat e Tudor janë agresive. Duhet të bëjmë mirë në çdo aspekt të lojës”, u shpreh Allegri duke u ndalur më pas te besimi që i ka dhënë klubi:

Allegri
Allegri

“Tani mendoj vetëm për fundin e sezonit dhe për Kupën e Italisë, gjithsesi, jam i lumtur për besimin që shoqëria ka shfaqur ndaj meje, por nuk kisha asnjë dyshim mbi këtë. Me shoqërinë po punojmë për të programuar ekipin në të ardhmen. Pavarësisht kësaj, tani është e rëndësishme vetëm fundi i sezonit, do të jetë e vështirë pasi kemi shumë përballje direkte”, u shpreh Allegri në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: