Një 22-vjeçar nga fshati Konisbaltë në Dimal është goditur nga një rrymë e fortë elektrike dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku u transportua nga bashkëfshatarët e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pashalli, ku 22-vjeçari Bojken Danushi mësohet se ishte duke punuar me autokombajnë në fshatin Pashalli, ku po punonte tokat privatisht për shirjen e grurit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autokombajna ka kapur në telat e tensionit të lartë dhe rryma elektrike ka goditur 22-vjeçarin që ishte në drejtimin e mjetit.

Danushi është transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit,ku edhe pse ndodhet në kujdesin e mjekëve, gjendja e tij është e rëndë. Në vendngjarja kanë shkuar edhe forca të shumta policie që po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes, që sipas policisë, është ngjarje aksidentale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb