Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me shpërthimin e një granatë dore në Pogradec, ku një 49-vjeçar mbeti i plagosur. Gentian Yzellari bëhet e ditur se po merr trajtim në spitalin e Pogradecit me dëmtime në pjesë të trupit dhe fytyrës.

Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq po shikohet mundësia për ta transportuar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Bëhet e ditur se 49-vjeçari po punonte në oborrin e banesës së tij kur gjatë punës ka aktivizuar një granatë dore, e cila ndodhej nën tokë dhe më pas ka shpërthyer.
Aktualisht në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve për zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se granata i përket periudhës së luftës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: