Pedagogë , studentët qytetarë kanë dalë masivisht në protestën në Tiranë, në mbështetje të të rinjve.
Qytetarët dënojnë dhunë policore, ndërsa bëjnë thirrje që të dalë i gjithë populli në protestë.
“Kjo ishte lëvizja më e bukur që kanë bërë pedagogët sepse po i mbysnin studentët. Duhet të dalë i gjithë populli. Jemi krah rinisë jemi krah studentë. Deklarata e Ramës është mashtrim i Ramës. Nuk jam fare për dialog, kanë rrahur fëmijët tanë, kanë derdhur gjak”, u shpreh një qytetare.
