Kreu i PS, gjatë takimit elektoral në qytetin e Kavajës, tha se ky qytet ka kaluar një transformim të jashtëzakonshëm, duke e bërë atë më tërheqës dhe më të zhvilluar.
“Ky bulevard nuk ekzistonte kur morëm detyrën, ky qytet ekzistonte, por nuk ishte ky i sotmi,” tha Rama.
“Këtë e dëshmojnë qytetarët. Ata që na kanë inat, nuk mund të mohojnë sukseset që kemi arritur, sepse Kavaja është nxjerrë nga plehrat e harresës dhe është bërë një qytet i rilindur, me mbështetje nga ne dhe Partia Socialiste.”, theksoi kryesocialisti Rama.
Ai tha gjithashtu se ndryshimet që janë bërë nuk janë vetëm të dukshme në infrastrukturë, por edhe në perceptimin e qytetarëve, duke e cilësuar këtë si një rezultat të punës së përkushtuar të qeverisë dhe të angazhimit për zhvillimin e qytetit.
Në fjalimin e tij, Rama ka theksuar se qyteti i Kavajës tani ka një pamje të re, me një hapësirë publike që është bërë shumë më tërheqëse dhe evropiane.
“Sot nuk ka një vend në Kavajë që të mos mbajë vulën e mbështetjes së Partisë Socialiste,” shtoi ai, duke bërë thirrje për mbështetje të mëtejshme nga qytetarët.
Edi Rama: Kur Pandi më kërkoi për të folur për fushatën, më tha më vjen mirë që jam në Kavajë dhe në Rrogozhinë, por të të pyes pse?
Ky bulevard nuk ekzistonte kur morëm detyrën, ky qytet ekzistonte por nuk ishte ky i sotmi. Këtë e dëshmojnë qytetarët. Kushdo që na ka inat, nuk ka se si mos na japë hakun, që Kavajën e nxorëm nga plehrat e harresës por dhe përçmimi jo nga ne që nuk na kishte votuar kurrë por nga ata që i kishte dhënë mbështetje pa kushte gati cerek shekulli.
Sot nuk ka një vend në Kavajë, një ndryshim që e bën këtë qytet shumë më tërheqës e mesdhetar, evropian si ky territor që nuk ka vulën e mbështetjes time dhe PS për Kavajën.
(BalkanWeb)
