Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur një qëndrim të ashpër në seancën e sotme plenare në Kuvend.

Berisha hodhi akuza ndaj socialistë, duke i akuzuar për korrupsion, ndërsa u bëri thirrje gjithashtu që të mos votojnë Reformën territoriale që sipas janë në dëm të qytetarëve.

“Të vijojmë më tej edhe me kërcënimin që i bëri Klodiana Lalës. A munde ju të bllokoni një debat për transparencë për institucionin numër një për Shqipërinë. A mundet të shkelmoni çdo interes, kombëtar vetëm për interesa të padrinos e personale. Ju jeni pengje , ato videot e Adi Hilës janë lule nga ato videot e Ergys Agasit me ju. Videot e Ergys Agasit janë turpi i turpit dhe do dalin, mos qeshni. Arkiva juaj e krimit nuk ka fund. Ndaj edhe ju pranoni të shkelmoni Kushtetutën. Sot sytë e mbarë shqiptarëve janë te drejtuar tek kjo sallë , që është udhëruar të kryejë krimin madhor të asgjësojë 15 Bashki . E keni sjellë Lubinë këtu? Më thoni pak? Çohu në këmbë të të shohë kombi çfarë je, paske ardhur ti këtu. Po bëni çdo gjë të votoni një reformë që shkelmon interesat e shqiptarëve. Keni thirrur edhe atë për të dhënë votat si ju, sepse nuk keni asnjë dallim si ajo”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: