Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka qenë i prerë në deklaratën e tij gjatë emisionit “Kjo Javë”, ku u shpreh se refuzon bashkimin me PD, duke i prerë shpresat Berishës për një aleancë mes tyre.
Lapaj tha se Berisha ka thirrur 2 tryeza së fundmi, por ata nuk kanë shkuar.
“Sepse kjo është vizë që nuk e kalojmë, Nuk arrihet dot të krijohet kohezioni I duhur me Berishën, nuk bëhet ajo punë. Po shkuam ne atje ndodh që paketohemi dhe mbaroi ky muhabet”, tha Lapaj.
Adriatik Lapaj: Berisha ka thirrur 2 tryeza së fundmi, por ne nuk kemi shkuar. Sepse kjo është vizë që nuk e kalojmë, Nuk arrihet dot të krijohet kohezioni I duhur me Berishën, nuk bëhet ajo punë. Po shkuam ne atje ndodh që paketohemi dhe mbaroi ky muhabet.
Nisma që ka marrë Ermal Hasimja dhe të tjerë, do shihet a do ketë sukses apo jo.
Sa do zgjerohet ky grup drejt intelektualëve, nëse ngelen vetëm këta të pestë nuk do të krijojnë energjinë e duhu. Nëse këta arrijnë të zgjerohen në qytet, në komb me intelektualë të kategorive të ndryshme, përfshi zotin Lubonja, nëse këta arrijnë që këtë shkëndijë ta betonojnë duke e shtuar me intelektualë si zoti Lubonja, ardhja e flukseve partiake është shumë natyrale.
Kësaj i duhet llaçi lidhës, stofi i intelektualëve të mirë që ne kemi në këtë vend, për të kërkuar një qeveri tranzitore, për të kërkuar rregullat e lojës, demokratizimin e vendit. Ne jemi duke folur për një proces i cili e detyron atë përmes konsensusit popullor të hapë krahun dhe të ulen si parti politike të negociojnë rregullat e lojës.
