Një deklaratë e shkurtër e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka shkaktuar të qeshura mes gazetarëve. Kurti fliste se si populli (votuesi) e kishte ndëshkuar opozitën për këto katër vjet, që sipas tij, opozita duhej të ndryshonte.

“Po thonë ndrysho ti”, deklaroi Kurti.

Ndërkohë që njëri prej gazetarëve i sqaron se në zgjedhjet e nëntë shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje pësoi një rënie të ndjeshme, nga 51% në 42%.

Më pas ai drejtohet me pyetjen:

Albin Kurti: Unë mendoj se kur kemi parasysh propagandën, të jesh më i madh se partia dy dhe tre, kjo është e paparë në Europë. Më gjej një shtet tjetër në Evropë ku partia e parë është më e madhe se e dyta dhe e treta bashkë.

Gazetarja: Shqipëria

Albin Kurti: Po Shqipëria, e vërtetë është…

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb