Goditet një tjetër rast i dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit, ndërsa në pranga ka rënë një person.
Burime zyrtare nga policia e Lezhës bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet E.Ç., 28 vjeç, banues në Durrës.
I riu u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë, në Rubik të Mirditës duke transportuar me automjetin e tij “Toyota”, 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
(BalkanWeb)