BRITANI E MADHE

Prezantuesi i njohur Simon Cowell ka rrëfyer momentin e vështirë që ka kaluar në jetë, kur mendoi se gjithçka kishte përfunduar.

Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi në podcastin “Diary of a CEO” me Steven Bartlett, mes lotësh ai tregoi se humbi dëshirën për të jetuar pas vdekjes së prindërve të tij.

Teksa tregoi se ishte shumë i lidhur me nënën e tij, Juliet dhe babain Eric, Cowell tha që ishte në një gjendje shumë të keqe pas humbjen së prindërve.

Ishte gruaja e tij, Lauren Silverman që e shpëtoi nga kjo gjendje, e cila ishte në pritje të ëmbël.

Prezantuesi u shpreh se çdo gjë ndryshoi pasi erdhi në jetë djali i tyre, të cilin e pagëzuan me emrin e babait të tij të ndjerë.

Para tij kisha arritur në pikën ku asgjë nuk kishte rëndësi. Gjithçka më goditi aq shumë. Duke qenë në televizion u ndjeva si një kloun sepse po vdisja brenda. Kam shtuar peshë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb