Andre Villas Boas është shkëputur nga bota e treningut, kjo jo për shkak se i kanë munguar ofertat, por këtë periudhë i është dashur të luftojë dy herë, me dy tumore: “Nëse do të zgjate edhe dy minuta do të kisha vdekur nga asfiksia”, me këto fjalë ka nisur rrëfimin e tij tekniku portugez, ku ka zbuluar se i është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale, një në tiroide dhe një në shpinë:

“Mjekëve i është dashur të më hiqnin gjysmën e tiroides, ku zbuluan se isha duke vdekur. Pas 10 minutave fillova të ndihesha keq. Aty fillova të kuptoj se po vdisja. Në ato momente mata pulsin, ndërsa edhi një infermiere, më kujtohet vetëm që ajo nisi të bërtiste, mori krevatin tim dhe vrapoi drejte sallës së operimit. Nëse do të kishte zgjatur qoftë dhe 1 apo 2 minuta do të kisha vdekur nga asfiksia”, u shpreh ndër të tjera Villa Boas në një intervistë për Record.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb