Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, e ftuar në rubrikën Opinion në News24, deklaroi se grupet kriminale po marrin tenderat publikë.

Tabaku theksoi se kompanitë që ndërtojnë në Tiranë nuk mund të jenë me kapital zero, nuk mund të kenë lidhje të ngushta me zyrtarë të lartë, por se duhet që të plotësojnë disa kushte themelore.

Tabaku: Në këtë qeverisje korrupsioni është kulturë. Çdo ligj që kalon në parlament duhet ta ketë frymën antikorrupsion. Kompanitë që ndërtojnë në Tiranë nuk mund të jenë me kapital zero, që janë të lidhura me zyrtarë të lartë. Nuk mund të marrin statusin e investitorit strategjik të tilla kompani. Legjislacioni duhet të vendosë disa ndalesa. Kompani që nuk kanë realizuar më parë punime, kompani që vijnë nga persona me precedentë kriminal nuk mund të marrin përsipër punime, të gjitha janë sipas legjislacionit të BE-së dhe nuk u miratuan.

Ky duhet të jetë fokusi, çrrënjosja e kësaj kulture. Këtu bëhet fjalë për grupe kriminale. Sepse kur pesë persona bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për ta dëmtuar buxhetin e shtetit, bëhet fjalë për grup të strukturuar kriminal. Dhe kur operon nën kryetarin e bashkisë, i bie që është ose i paaftë ose budalla, se rezulton që nuk ka marrë vesh asgjë çfarë ka ndodhur.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: