Milionat nuk kanë asnjë efekt te Chelsea, me blutë që e shohin veten jashtë çdo objektivi sezonal. Në kushte të tilla, i pari “nën akuzë” përfundon gjithnjë trajner, fakt është që Pochettino sot më shumë se kurrë sheh t’i lëkundet stoli, ka ndodhur shpesh gjatë këtij sezoni, por vetë trajneri nuk e sheh veten të rrezikuar, sipas tij ka ende mbështetjen e drejtuesve të klubit:

Pochettino Chelsea
Pochettino Chelsea

“Qëndrimi im nuk varet nga unë. Pas finales me Liverpool, takova një nga drejtuesit e klubit, diskutuam mbi atë finale që mund ta fitonim pasi realisht luajtëm mirë. Behadad(një nga aksionarët) me konfirmoi mbështetjen e tij, edhe Todd Boehly më dërgoi një mesazh të bukur”, u shpreh Pochettino duke shtuar se në fund është drejtori sportiv ai që do të vendos për të ardhmen e tij:

Pochettino
Pochettino

“E përsëris, nuk varet nga unë, ky vendim i takon shoqërisë, i takon drejtorit sportiv nëse do të më besojë apo jo. Ky është një vendim që nuk i takon trajnerit, di vetëm të them që kam një raport të shkëlqyer me pronarët e ekipit”, theksoi ndër të tjera Pochettino.

Ruben Amorim
Ruben Amorim

Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit po punojnë për pasuesin e Pochettinos. Daily Mail shkruan se në fund të këtij sezoni në stolin e Chelsea-t mund të ulet Ruben Amorim, trajneri aktual i Sporting Lisbona-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb