Një lajm i bujshëm qarkulloi ditën e sotme në mediat italiane, ku bëhej me dije se Paul Pogba ka rezultuar pozitiv në një test dopingu. Analizat e kryera zbuluan gjurmë të testosteronit në gjak dhe tashmë mesfushori i Juventusit rrezikon pezullim të gjatë. Ka qenë vetë klubi i bardhezinjve, që ka reaguar në rrjetet sociale, me një qëndrim zyrtar.

“Juventus njofton se sot lojtari Paul Labile Pogba ka marrë urdhrin e pezullimit paraprak nga Tribunali Kombëtar Anti-Doping pas rezultatit negativ të analizave të kryera më 20 gusht 2023. Klubi rezervon të drejtën të vlerësojë hapat e mëtejshëm proceduriale”, shkruan Juventus.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: