Paul Pogba i ka dhënë një lajm të mirë tifozëve, teksa në rrjetet sociale ka shkruajtur se operacioni ka shkuar me sukses.

“Une jam mirë. Operacioni shkoi shumë mirë, tani do të rikuperohem dhe do të kthehem shumë shpejt. Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë për mesazhet dhe mbështetjen dhe t’ju bëj të ditur se mendërisht gjithçka është në rregull, pavarësisht shqetësimeve për dëmtimin.

Gjithmonë e mbaj kokën lart, nuk jam vetëm, jam me Zotin. Faleminderit të gjithë fansave për mbështetjen. Do të kthehem shpejt dhe më i fortë, gjithmonë buzëqesh” – Tha ai.

Mesfushori i Juventusit pësoi një dëmtim pak më javë më parë, duke vënë në rrezik kështu prezencën në Botërorin e Katarit. Rikthimi i francezit në fushën e blertë pritet të ndodhë për 40-60 ditë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paul Labile Pogba (@paulpogba)

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: