Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën që të çon drejt fshatit Tushemisht, në Pogradec. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.
Të plagosurit u transportuan menjëherë me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku po marrin trajtim mjekësor. Sipas burimeve nga stafi mjekësor, ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor i policisë ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e përplasjes. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, veçanërisht në segmentet me qarkullim të dendur.
