Një aksion i policisë së Pogradecit është duke u zhvilluar momentalisht në zonën e lokaleve në afërsi të “ish-Vilave”.
Mësohet se gjatë operacionit është konstatuar një person i cili ka patur një sasi lënde narkotike kanabis sattiva.
Sipas të dhënave, personi është ndaluar menjëherë nga forcat e policisë dhe është shoqëruar në komisariat ku do të kryhen veprimet e mëtejshme.
Nuk dihet ende sasia e konstatuar ndërkohë që janë kontrolluar edhe persona të tjerë të pranishëm në ambientet e lokalit. Policia vijon ende aksionin.
