Një incident është regjistruar sot në një nga qendrat e votimit në Pogradec, ku Luan Tollozhina, një nga mbështetësit e njohur të Partisë Demokratike, ka goditur komisionerin e Partisë Socialiste, Entin Gega.

Sipas burimeve, përplasja ka ndodhur për arsye personale dhe nuk ka lidhje me procesin zgjedhor.

Dyshohet se shkak i incidentit është bërë një ngacmim verbal i komisionerit ndaj vajzës së Tollozhinës, gjë që ka çuar në reagimin e dhunshëm të këtij të fundit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb