Një 64-vjeçare e identifikuar si Sheqere Hamati është arrestuar nga Policia e Pogradecit pasi shiste lëndë narkotike në doza.
Bëhet me dije se është shpallur në kërkim djali i saj shtetasi Xhenson Hamati.
Blutë gjatë kontrollit në banesën e shtetasve gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 2 peshore elektronike dhe një shumë lekësh.

Njoftim i Policisë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Buçimasi”. Në kuadër të operacionit:

-u arrestua në flagrancë shtetasja Sh. H., 64 vjeçe, banues në fshatin Buçimas;
-u shpall në kërkim djali i saj, shtetasi Xh. H., 30 vjeç, banues në fshatin Buçimas;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. T., 21 vjeç, banues në Pogradec.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasve Sh. H. dhe Xh. H., shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që e posedonin me qëllim shitjen në doza, 2 peshore elektronike dhe një shumë lekësh.

Shtetasit L. T., gjatë kotrollit fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike që dyshohet se ia kishte blerë 64-vjeçares.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb