Rikthimi i tij në fushën e lojës është bllokuar nga emergjenca e koronavirusit, por Pol Pogba është riaftësuar nga dëmtimi dhe, sipas mediave angleze, është gati të rinovojë kontratën me Mançester Junajtidin, kontratë që i skadon në verën e ardhshme.

Sipas asaj çka shkruajnë tabloidet përtej La Manshit, kjo është një lëvizje për të rritur vlerën e kartonit të tij, pasi francezi ka vendosur me kohë të largohet nga “Djajtë e Kuq”. Real Madrid dhe Juventusi mbeten dy ekipet më të interesuara për shërbimet e tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb