FRANCE-Jo vetëm shpenzime për udhëtime presidenciale jashtë vendit, por tani bilancit të shpenzimeve të Eliseo, të cilat po ngjallin shumë diskutime i shtohen edhe shpenzimet personale të Emmanuel Macron. Website Le Point zbulon që kurimet për imazhin e presidentit të Francës janë rreth 26 mijë euro në tre muaj.

Gjithmonë sipas asaj që shkruan website, artistja e make-ut, Natasha, ka prezantuar në sekretarinë e përgjithshme të zyrës së presidentit dy fatura, një më të kripur se tjetra, respektivisht 10 mijë dhe 16 mijë euro, për punën e saj gjatë vizitave të Shtetit jashtë dhe përpara konferencave të shtypit.

Nga Eliseo bëjnë me dije se makeup artist është thirrur vetëm në ‘raste emergjente’ dhe që në të ardhmen të tilla shpenzime do të reduktohen.

Sigurisht që edhe paraardhësit e Macron nuk kanë kursyer më shumë.

Edhe François Hollande shpenzonte 6000 euro në muaj për makeup dhe 10 mijë për berberin, ndërsa Nicolas Sarkozy i jepte një rrogë fikse parukjeres, rreth 9895 euro në muaj.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: