Çështja e shirit të kapitenit që ka hapur shumë polemika në Itali ka bërë që mediat gjermane të ironizojnë me ‘axurrët’.

Sipas rregullit të ri të aprovuar sezonin e sapo nisur kapitenët e skuadrave duhet të mbajnë shiritin e njëjtë, por në tre javët e para Daniele De Rossi, Alejandro Gomez, Mauro Icardi dhe German Pezzella e kanë personalizuar atë.

“Shirit i vogël, luftë e madhe,”-ironizon fillimisht “Bild” e cila më pas shton: “Mamma mia, sikur futbolli italian nuk kishte shqetësime të tjera.”

Nuk mund të mungonte edhe një thumbim tjetër teksa në një paragraf lexohet: “Çmenduria e kapitenëve italianë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb