“PO T’VJEN NJË KARTOLINË”, e cila është një nismë që kërkon që të gëzojë fëmijët e fshatrave të Shqipërisë për festat e fundvitit, duke u dërguar dhurata, ka hyrë tashmë në vitin e gjashtë.
Nisma, e themeluar nga gazetari Osman Stafa, kërkon të bëjë ndërlidhjen e shqiptarëve me femijët, për t’ua bërë këtyre të fundit festat e fundvitit edhe më të bukura.
Të ftuar në “Neës24 Fundjavë” me Megi Latifin, ishin të ftuar Kristina Belba dhe Gesjan Stafa.
Pjesë nga biseda në studio:
Kristina: Kjo nismë është shpërndarë gjerësisht. Është një nismë vullnetare që ka si qëllim të bëjë të lumtur fëmijët e zonave rurale, ata që nuk e kanë një prind apo ata që janë të sëmurë.
Gesjan: Janë buzëqeshjet e fëmijëve që na shtyjnë ta bëjmë sërish këtë nismë çdo vit.
Kristina: Vendin ku mbledhim dhuratat e quajmë “Poli i Veriut”.
Gesjan: Këtë vit janë afërsisht 2 mijë fëmijë që do të përfitojnë, ndërsa presim ende lista nga vende të ndryshme. Sfidat që hasim më tepër janë për zonat ku duhet të shkojmë, që përzgjidhen nga njerëzit.
Kristina: Mbaj mend vitin e kaluar kur shpërndamë dhurata në Pediatrinë e Shkodrës, fëmijë të sëmurë, dikush me temperaturë u qehnin sytë kur u dorëzonim dhuratat.
Gestjan: Kujtoj një zonë të thellë të Librazhdit, kur shkuam në shkollën e cila kishte gjithsej 13 fëmijë, nuk e harroj dot sat ë lumtur ishin vetëm duke parë kutitë, poa I hapur fare dhuratat. Ata fëmijë nuk kishin marrë ndonjëherë dhurata.
Kristina: Nuk është nevoja domosdoshmërisht të jenë pjesë e nismës, mund të ndihmojmë fëmijët që ndodhen në qytetin apo lagjen tonë. Nuk të varfëron një dhuratë, kur sjell aq shumë gëzim.
