Banorët e Rrjollit kanë protestuar edhe sot kundër ndërtimit të resortit turistik. Tensione dhe përplasje me efektivët ka pasur, pasi banorët kanë tentuar të bllokojnë punimet duke ndaluar makineritë e firmës ndërtuese.
“Jeni në tokën tonë, Do bllokojmë fadromat sepse janë tokat e gjyshërve, këtu do të vdesim”, shprehen ata.
Ndërkohë mes protestuesve ka edhe gra dhe vajza të cilët janë përplasur me forcat e rendit. Ajo që vihet re është që sot efektivët janë të pajisur me masa më shtuara për
tu mbrojtur, duke u paraqitur para banorëve me skafandra. Në videot e sigurura nga News24 dëgjohet se policët thonë se disa prej protestuesve duhen shoqëruar.
