Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka denoncuar praninë e forcave të policisë në xhaminë e Namazgjasë, pranë rrugës së Elbasanit, gjatë protestës së sotme të opozitës.

Në një mesazh në facebook, deputeti demokrat e konsideron prezencën e policisë me kamera  si shfaqje e shëmtuar që cenon pavarësinë e institucioneve të kultit.

Mesazhi i plotë

Policia po keqperdor edhe xhamine perballe protestuesve.

E pa lejueshme kjo “shfaqje” e shemtuar mbi xhami te policise.

Ndesh me “sovranitetin” e institucioneve te kultit.

Tipike kjo per diktaturat e qendrimet e tyre ndaj ketyre institucioneve te pa prekshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb