Aktori i njohur Mehdi Malkaj, në fjalën e tij në protestën përpara Bashkisë Tiranë, tha se policët aty janë për të mbrojtur çiftin e lezbikeve.

Malaj theksoi se duhet që të reagohet ndaj kryeministrit dhe qeverisë së tij, të mbushur me skandale.

Mehdi Malkaj: Tani e kuptoj pse janë gjithë këta policë. Policët janë në mbrojtje të çiftit të lezbikeve. Po të ishte ky popull trim, kryeministri nuk do ishte sot në detyrë. Është skandal që njëra nga vajza lezbike kishte një fëmijë në dorë. Si nuk u çua dikush për këtë skandal? Ne jemi popull shtrirë barkas, që na shkel kryeministri me këmbë dhe ne nuk ndihemi. Njerëz, mbushni xhepat me gurë kur të vini këtu. Jemi populli më qesharak në botë, nuk protestojmë. Ndonjëherë ne zihemi me veten, jo me këta, që çfarë nuk po na bëjnë. Populli të çohet në protesta të mëdha për këto skandale.

(Balkanweb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: