Njëzet e tre automjete luksoze që ishin konfiskuar nga organizatat kriminale nga policia e Stambollit u shndërruan në automjete të policisë rrugore, beri të ditur te martën Ministria e Brendshme e Turqisë.

Automjetet iu dhanë policisë së Stambollit në përputhje me një urdhër gjykate, njoftuan autoritetet turke. Automjetet e konfiskuara, të cilat përfshijnë, Ferrari, Bentley, Porsche dhe Volvo, u ngjyrosen bardh e blu dhe u vendosen tabelat e policise rrugore.

Ato u ekspozuan në Stamboll, ku ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya i inspektoi mjetet perpara se te viheshin ne perdorim nga policia turke. Automjetet luksoze të sekuestruara gjatë operacionit kundër Bandës Comanchero, e cila u shkatërrua nga Policia e Stambollit, tashmë do të përdoren për qëllime sigurie.

0x0 Kartelin Luks Otomobilleri Polis Araci Oldu 1703309533271
0x0 Kartelin Luks Otomobilleri Polis Araci Oldu 1703309533271
752x395 Kartelin Luks Otomobilleri Polis Araci Oldu 1703281941153
752×395 Kartelin Luks Otomobilleri Polis Araci Oldu 1703281941153

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: