Ditën e sotme shënohet përvjetori i 18-të i demonstratës së 10 shkurtit 2007. Lëvizja Vetëvendosje  ka organizuar disa aktivitete në kujtim të  ngjarjes.

Aktivitetet do të fillojnë në orën 10:00 dhe do vijojnë në homazhe te varri i Arben Xheladinit.

Më tej në orën 12:00 do të bëhen homazhe edhe te varri i Mon Balaj dhe në orën 13:15 homazhe te pllaka përkujtimore në Bulevardin “Nënë Tereza”.

Shënimi i përvjetorit të demonstratës së 10 shkurtit 2007, do të përfundojë me shfaqjen e dokumentarit të 10 shkurtit.

Në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007 mbetën të vrarë dy qytetarë të Kosovës, ndërsa mbetën të plagosur edhe mbi 80 aktivistë pas përleshjeve të ashpëra me policinë rumune, efektivë të UNMIK-ut, të cilët gjuajtën me plumba gome drejt qytetarëve të Kosovës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb