BELGJIKE- Një mjek shqiptar u përfshi në një skemë mashtrimi të organizuar në Belgjikë, pasi bashkëpunoi me një ish-oficer të policisë belge, i cili falsifikoi vitin e kaluar disa dokumente në Shqipëri për të shmangur procedimin penal në Belgjikë. Sipas gazetës “Nieuwsblad.be” 52-vjeçari Guido V.L. në bashkëpunim me një mjek në Shqipëri falsifikuan një certifikatë vdekje, për të zhdukur të gjitha gjurmët.
Ish-efektivi i policisë ishte nën hetim për disa vepra penale në Belgjikë dhe vendosi të arratiset drejt Shqipërisë, transmeton “INA”. Guido V.L. me ndimën e një mjeku në Shqipëri kishte inskenuar vdekjen e tij në vendin tonë, për të shmangur një dënim të mundshëm nga gjykata belge. Pasi nëna e ish-efektivit dorëzoi dokumentet shqiptare në prokurorinë belge, kjo e fundit ishte e detyruar të ndërpriste hetimet dhe çështja u pushua. Ish-polici ishte nën hetim për pastrimin e parave nga aktivitetet kriminale.
Skema e mashtrimit u zbulua kur ish-oficeri u rikthye në Belgjikë. Guido V.L. u njoh rastësisht nga ish-kolegu i tij në një lokal në qytetin Antwerpen. Ai u arrestua menjëherë nga policia belge dhe pranoi direkt akuzën për inskenimin e vdekjes së tij në Shqipëri.
Gjykata e dënoi me një vit burg dhe 500 euro gjobë Guido V.L. Identiteti i mjekut shqiptar nuk është bërë me dije nga mediat belge, për ato e kanë cillesuar si një turp që një doktor mund të bashkëpunojë në një skemë e tille korruptive.
(b.e/BalkanWeb)
