David Jerome Jackson ndodhej në arrati për dy muaj përpara se të arrestohej në qytetin Pensacola, Florida.

Autoritetet e kërkonin atë për sulm të rëndë, dëmtim të pronës dhe posedim të një arme zjarri, raporton foxnews.

Zyra e Sherifit të Qarkut Escambia mori një informacion se 31-vjeçari fshihej në një shtëpi në Pensacola dhe iu dërgua një urdhër dëbimi. Në një kohë të shkurtër u organizua një aksion, ku i arratisuri pas kontrollit në lokal u gjet në lavatriçe!

“Ne e nxorëm ngadalë, ndërsa ai luftonte të qëndronte në vendin e tij të fshehur. Në makineri kishte tre çarçafë, çorape, një këmishë të thërrmuar dhe një shami”, thanë rojet e sigurisë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: