Policia e Kosovës ka arrestuar kreun dhe PSD-së, Dardan Molliqaj. Ndalimi i tij ka ndodhur pas përfundimit të protestës së veteranëve të luftës së UÇK-së, ku ai dhe dhjetëra anëtarë të forcës politike që ai drejton kanë marrë pjesë.

Për Molliqajn ishte lëshuar më parë një urdhër-arrest nga Gjykata,  për rastin e sulmit fizik ndaj deputetit Haki Abazi, ndërsa kjo është e disata herë që bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit të Shqipërisë, Bora Shahini, ndalohet nga forcat e rendit.

286083427 560464982110878 1966436472829671748 N 900x600
286083427 560464982110878 1966436472829671748 N 900×600

Ndërkohë, bashkë me të janë arrestuar edhe disa anëtarë të PSD-së, ku përfshihen Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni.

Nuk dihen arsyet pse janë ndaluar Krasniqi dhe Hyseni, ndërsa ngjarja ka ndodhur pasi u ndërpre seanca e Kuvendit të Kosovës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb