Policia australiane ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist në periferitë jugperëndimore të Sidneit.
Hetuesit besojnë se burrat e arrestuar të enjten, të cilët kishin mbërritur në Sydney nga shteti fqinj i Victorias, mbështesin ideologjinë ekstremiste islamike dhe mund të kenë qenë duke planifikuar një akt dhune.
Zëvendës Komisioneri i Policisë së Shtetit, David Hudson, tha se e vetmja armë që iu gjet burrave gjatë kontrollit ishte një thikë: “Kemi disa informacione se ata kanë ndërmend të vizitojnë plazhin Bondi. Kështu që vendosëm t’i ndalojmë sepse pas mizorive të kryera në Sidnej të dielën e kaluar, nuk do të rrezikojmë dhe do të presim e të shohim se çfarë mund të bëjnë.”
