Kryeministri Edi Rama ishte sot në “Shqipëria turistike 2030”, ku ka deklaruar se duhet të kryhet reformimi i Policive Bashkiake dhe IMT-ve.

Ndërkohë që bënte një projektim të asaj që prite të ndodhë me infrastrukturën në plazhe, Rama bëri batuta edhe me kreun demokrat të Bashkisë Kavajë.

“Policia Bashkiake dhe IMT duhet të reformohen. Duhet të kenë standarde që certifikohen nga Akademia e Sigurisë, sepse janë bërë vende qokash të tmerrshme. Nuk do të vazhdojë më kështu. Do përmirësojmë edhe infrastrukturën në plazhe. Në Durrës do rikthejmë pishat dhe shpresoj që në këtë përpjekje që të na përfshihet edhe Kavaja demokratike, që mos vijojë më të ndërtojë pallate. Hudhrën e paskemi me vete, kështu që do na ecë mbarë kjo strategji’, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb