Kreu i PD-së, Sali Berisha iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen protestave të opozitës.

Në një dalje për mediat, Berisha pohoi se policia bëri terror ndaj të rinjve në protestën e djeshme që u mbajt para Kryeministrisë.

“I ftoj të jenë të gatshëm për përshkallëzim deri në përmbushjen e misionit për të përmbysur narko qeverinë. Denoncioj terrorin policer ndaj disa të rinjve që nuk kanë kryer asnjë akt dhune. Policia mos prekë me dorë protestuesit sepse ata po luftojnë ndaj hajdutëve dhe krimninelëve në detyrë. Të qendrojnë me ligjin jo me hajdutin dhe të lirojnë të arrestuarit.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: