Në Kuvend, Gazment Bardhi shprehu shqetësimin për mbylljen e Kadastrës së Vlorës, duke hedhur akuza se funksionarët nuk janë lejuar të ushtrojnë detyrën e tyre.

Gjithashtu Bardhi, drejtuar ministres së Brendshme Albana Koçiu, theksoi se i shërben ‘kryepolicit’ Ilir Proda që sipas Bardhit merr urdhra nga Ergys Agasi, nga arratia.

“I vetmi mjet që i mbet në dorë pasi kanë flakur ligjin është dhuna. Dhe zonja këtu mendon që do trembë qytetarët të kërkojnë drejtësi duke kriminalizuar drejtësinë. Ajo është vënë aty për shërbime të tjera sepse policia drejtohet nga një kryekriminel si Ilir Proda. Si ka mundësi që policia e drejtuar nga ky kryekriminel që përdoren për të rrëmbyer biznesmenë dhe jo më një minoren. Përse është mbyllur hipoteka e Vlorës? Sepse policia e zonjës nuk i garanton dot në krye të detyrës funksionarët e këtij shteti. Përse nuk flet ajo që po mbyllet hipoteka në Vlorë, ka tre vjet që nuk mbush dot një muaj një drejtor sepse nuk ushtron dot detyrën. Për këtë duhet të flasë ajo, jo për mesazhet që i çon nga arratia Ergys Agasi…”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb