Disa ditë më parë, kreu i SPAK Altin Dumani, deklaroi se ka funksionarë deri të lartë të Policisë së Shtetit që kanë bashkëpunuar me krimin.

Në lidhje me këtë deklaratë të Dumanit, ka folur ish-ministri i Rendit të vendit Bajram Yzeiri. I ftuar në rubrikën Çështja e Ditës nga Klevin Muka në News24, Yzeiri theksoi se deklarata tregon se është tronditur besimi mes SPAK dhe disa strukturave të Policisë. Në gjykimin e tij, Dumani bëri mirë që bëri këtë deklaratë.

“Unë aktualisht jam në pension dhe nuk më vjen mirë që dëgjoj këto deklarata. Nuk më vjen mirë, sepse kanë tradhtuar besimin që ka organizata e Policisë së Shtetit. Por, unë besoj se Dumani ka bërë mirë. Në fund të fundit nuk tha asgjë të keqe. Kjo do të thotë se është tronditur besimi mes SPAK dhe Policisë së Shtetit.

Bëri shumë mirë, që ajo që ne flasim përditë, të dihet publikisht. Autoritetet përgjegjëse në polici diku kanë ceduar, nuk janë bërë verifikime të mira. Oltion Bistri prsh nuk ka pasur ceritifikatën e sigurisë e kjo do të thotë se nuk duhet t’ja besosh institucionin publik. Edhe AMP duhet t’i shikonte këto situata”, deklaroi Yzeiri.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb