Në emisionin “Vetting” në News24, u faktua me zë dhe figurë sesi policia e shtetit u keqpërdor gjatë aksionit për plackitjen dhe dhunimin e ambienteve të punës së gazetarëve, duke u mohuar atyre aksesin në godinë dhe duke hequr për herë të parë pas 25 viteve sinjalin e transmetimit.

Sipas nenit 283 të Kodit të Procedurës Penale,  Detyrimi për marrjen e kallëzimit penal thuhet se “Policia dhe organet e tjera shtetërore janë të detyruara të marrin dhe regjistrojnë çdo kallëzim penal dhe ta përcjellin atë pa vonesë tek prokurori kompetent.

Mosveprimi i policisë kur ka një kallëzim penal është shkelje e drejtpërdrejtë e ligjit dhe përgjegjësia bie mbi drejtuesit e saj.

Policia, pasi ndërpreu energjinë elektrike, për të shmangur xhirimet e kamerave të sigurisë, duke zgjedhur ditën e shtunë, dhe kohën kur një pjesë e mirë stafit të gazetarëve ishin me pushime, hyri me forcë, nxori gazetërët dhe i vendosi kyçin portës dhe më pas thirri ushtrinë për të rrethuar godinën.

Gazetarët u detyruan të kërkonin ndihmë në komisariatet e policisë, por thirrjet e tyre për ndihmë u injoruan.

Gazetari Igli Çelmeta në një lidhje telefonike me polcinë e shteit, kërkoi ndihm për të aksesuar tek materialet e tij dhe kryer një denoncim, por polcia nukj erdhi panvarësishtë kërkesës për ndihmë.

“Përshëndetje telefonuam rreth 30 minuta më parë, jemi gazetarët e News24 një ditë më parë gjykata ka dhën një vendim që ne si gazetar të futemi në ambientet e televizionit dhe të marim sendet tona personale  dhe të aksesojm një godinë tjetër për të cilën kompania shtetërore KAYO nuk ka pretendime ndërkoh përmarimi ndodhet brënda që prej 4-5 orësh së bashku me përfaqësues të komapnis KAYO dhe nuk na lën të futemi brenda

Policia: “Kemi folur pak më para me kolegun”

Gazetari: “ po dhe ju na that që do të dërgonit një patrull nuk ka ardhur akoma”

Policia: “Do rinjoftoj përsëri. Mirupafshim gjithë të mirat.”

Në rastin e News24, policia nuk mori as kallëzimin tonë dhe u bë pjesë e shkeljes së ligjit, duke lejuar hyjnë në zyrat tona pa asnjë vendim gjykate.”

Në një rast të ngjashëm, gazetarët e emisionit “Vetting” kërkuan të denonconin në një nga komisariatet e policisë së kryeqytetit, faktin që qiraxhiu nuk i kishte paguar qiranë, por oficerët e policisë së këtij komisariati i sugjruan gazetarëve që duhej ti drejtoheshin gjykatës administrative. Është ajo që zgjidh konfliktin e problemin dhe jo policia e shtetit, “Nuk na lejohet ne të ndërhymë”- u shpreh oficeri i policisë.

Pamjet e fshehta nga komisariati tregojnë zyrtarët që thonë:

Gazetari: Kam një qiraxhi që kam tek shtëpia …

Zyra e informacionit e policisë së shtetit:

Tek sporteli tjetër..

Zyra e informacionit policise shtetit:

Tek sporteli tjetër..

Gazetari:

Si jeni, mirë?

Zyra e informacionit policise shtetit:

Po

Zyra e informacionit policise shtetit:

Po

Gazetari:

Kam një qiraxhi, ka tre vite që jeton atje, dy vite,ka paguar qiranë Tani nuk po ma paguan më. Ka një vitë si ta nxjerr? Si tja bëj?

Gazetari:

Mundet të zgjidhet me polici kjo?

Zyra e informacionit policise shtetit:

A e ke letra noterjale?

Gazetari:

Me letra, po mo patjetër…

Zyra e informacionit policise shtetit:

Sa lekë të ka gjithësej?

Gazetari:

Ka një që nuk paguan (qiranë)

Zyra e informacionit policise shtetit:

Sa e ke qiranë ai?

Gazetari:

Katër qind mijë.

Zyra e informacionit policise shtetit:

Bëj kallzim tek oficeri. Ja se të sqaron ai.

Gazetari:

Ky është?

Zyra e informacionit policise shtetit:

Po

Oficeri i policise shtetit:

Si je?

Gazetari:

Mirë

Oficeri i policisë së shtetit:

Si dukesh, burrë i fortë? Si e kaloni?

Gazetari:

Tani kam një shtëpi tek …,

Gazetari:

Nipi ka futur një qiragji para tre vitesh.

Oficeri i policise:

Po

Gazetari:

Ka dy vite paguajti ai në rregull

Gazetari:

Tani nuk paguan, më hidhni në gjyq më thotë. Nuk paguan, ka 400 mijë lekë (të vjetra) në muaj nuk janë pak. Si i bëhet mundet të ma thuash, si mundet ta zgjidh?

Oficeri i policise:

Ka bërë nipi kontratë me atë?

Gazetari:

Shumë bukur

Oficeri i policise:

Kush e ka kontratën?

Gazetari:

E ka nipi kontratën se kam unë.

Oficeri i policise shtetit:

Po ta lexosh atë kontratën në fund fare thotë, palët për çdo marrëveshje, prishje të kontratës ose mosmarrëveshje i drejtohen gjykatës.

Oficeri i policise shtetit:

Se këto janë padi civile, nuk janë… Këto raste nuk ndiqen nga Policia…

Oficeri i policise shtetit:

Qiradhënje, qira marrëse janë padi civile.

Ndërkohë që gazetarët u lidhen drejtpërdrejtë me Shefin e Shtabit të 0ërgjithshëm Gjeneral Arben Kingji, i cili nuk dinte gjë se ku ishin ushtarët e tij.

Gazetari:

Përshëndetje, jemi gazetarë të televizionit News24 dhe duam të hyjmë në godinë. Një efektiv i Policisë Ushtarake këtu na thotë se ka urdhër nga Shefi i Shtabit që të mos hyjmë në godinë.

I kërkojmë që të na e japë urdhrin me shkrim, por nuk na e jep. A mund të na e jepni këtë urdhër me shkrim? Sillni dikë që mund të sqarohemi.

Gazetari:

Është godinë për të cilën gjykata ka dhënë vendim që kompania KAYO nuk ka pretendime.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji:

Të lutem, shiko vendimin e gjykatës dhe mos bëj gjë.

Gazetari:

Ti e ke dhënë urdhrin e Shtabit që këta të mos na lejojnë të futemi.

Ne kemi vendimin e Gjykatës këtu në dorë, po ja tregojmë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji:

Të lutem, bëni një shkresë dhe do t’ju përgjigjemi me shkresë.

Gazetari:

O zotëri, ma sill ti urdhrin me shkresë dhe ta kundërshtoj. Por ti e ke dhënë urdhrin verbal, ti ja ke dhënë urdhrin në telefon këtij, dhe unë po të marr ty në telefon tani. Ma jep me shkresë pse unë nuk duhet të futem atje?

Është godinë për të cilën nuk keni pretendime. E ke thënë në gjyq, e ka thënë kompania KAYO që nuk kemi pretendime për godinën tjetër. Pra të futemi te godina për të cilën nuk keni pretendime.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji:

Po ja pra, direkt do merremi me këtë çështje edhe një herë dhe do ta sqarojmë.

***

Edhe sot, godina e News24 dhe Panorama mbetet e bllokuar. Gazetarët nuk lejohen të hyjnë. Ushtria mban të rrethuar një media kombëtare. Një precedent i rrezikshëm që mund të prekë çdo zë kritik në këtë vend.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb