Në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, Policia e Tiranës ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Nga data 8 deri më 10 tetor 2025, do të ketë kufizime të qarkullimit në disa akse të kryeqytetit.

Janë vendosur kufizime të lëvizjes së automjeteve në:

-Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza”

-Kufizime në rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe në aksin që lidh hotel “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkaq, policia ka bërë me dije se masat për këmbësorët do të përfshijë bllokimin trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve.

Mësohet se këto kufizime do të zgjasin nga ora 7:00 e datës 9 tetor deri në orën 15:00 të 10 tetorit 2025.

Blutë u kanë bërë thirrje qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara të lartpërmendura.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb