Pas tre orësh tubim para Kryeministrisë, protestuesit marshuan dje në rrugët kryesore të Tiranës, për të vijuar më pas në autostradën Tiranë-Durrës drejt Rinasit.
Rreth orës 00:26, pas mesnate, protestuesit mbërritën te mbikalimi i Rinasit. Më pas marshimi vijoi drejt aeroportit të Rinasit.
Në orën 02:00 policia pengoi marshimin e protestuesve pranë aeroportit.
“Ruani qetësinë, mos bllokoni rrugën, veprimet tuaja janë të paligjshme, policia do të zbatojë ligjin”, ishin thirrjet e forcave të rendit.
Ndërkohë protestuesit kërkuan bashkimin e efektvëv eme protestën.
“Bashkohuni me ne! Nesër në Surel! Hiqni kapelet! Mos u dorëzoni!”, ishin thirrjet e qytetarëve.
