Policia gjermane po kërkon pronarët e rreth 100 fustaneve nusërie të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e një shitëseje veshjesh të dorës së dytë.

Fustanet ishin dorëzuar në një dyqan të dorës së dytë në Obersulm, në Gjermaninë jugperëndimore, që falimentoi në pranverë.

“Pronarja e dyqanit më pas i ruajti fustanet e nusërisë në banesën e saj private, ka të ngjarë sepse nuk kishte detajet e kontaktit për t’i kthyer ato”, tha policia.

Shumë prej pronarëve të veshjeve paraqitën ankesa në polici për të rimarrë veshjet e pashitura, ndërsa pronarët e rreth 100 fustaneve dhe aksesorëve të tjerë nuk i kanë kërkuar ato deri më tani.

Një hetim u nis kundër ish-pronares së dyqanit për keqpërdorim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb