Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, rikthehet sot në Shqipëri pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi takime me personalitete të politikës amerikane.

Përmes një mesazhi, Partia Demokratike u ka bërë thirrje mbështetësve të saj që të mblidhen në Rinas për t’i rezervuar Berishës një pritje madhështore. “Le t’i rezervojmë Doktor Berishës një pritje madhështore, ashtu siç e meriton ky rikthim!”, thuhet në thirrjen e demokratëve.

PD e cilëson rikthimin e Berishës si një moment të rëndësishëm në rrugën drejt asaj që e quan fitoren e afërt, duke bërë apel për bashkim dhe mobilizim të demokratëve. “Me forcën, bashkimin dhe shpirtin e demokratëve!”, përfundon mesazhi i Partisë Demokratike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: