GREQI– Tre shtetas shqiptare janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Greqi, pasi dyshohen si anëtarë të një bande të trafikut të drogës. Policia greke, pas një operacioni të realizuar mëngjesin e sotëm ka vënë në pranga dy anëtarët e bandës 33 vjeç dhe 35 vjeç, dhe anëtaren femër, 29 vjeç.

Banda siguronte drogën në Shqipëri dhe e fuste në tregun grek.

Pas kontrollit të shtëpive të të arrestuarve u bë edhe sekuestrimi i një sasie kokainë 2.9 kg, kanabis 6.2 kg, kanabis i përpunuar 0.5 kg, 65.440 euro, tre peshore elektronike, 1 pistoletë, 1 makinë private, një ID e falsifikuar, 9 celularë.
Mediat greke bëjnë të ditur gjithashtu se droga e sekuestruar ka vlerë 220 mijë euro.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: