Policia e Durrësit ka dhënë detaje përmes një njoftimi zyrtar mbi aksidentin e rëndë të ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës.
Sipas policisë, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, banor i zonës, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë
Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.