Policia e Vlorës ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion të befasishëm në hyrje të qytetit, me fokus kontrollin e automjeteve të dyshimta dhe verifikimin e personave në kërkim.

Operacioni është përqendruar në segmentin hyrës të qytetit, në aksin që lidh autostradën Fier–Vlorë me zonën urbane. Gjatë kontrolleve është ndaluar dhe verifikuar një automjet që vinte nga drejtimi i Fierit.

Në terren kanë qenë të pranishme Forcat “Shqiponja”, patrullat e rendit si dhe Policia Rrugore, të cilat kanë ushtruar kontrolle të imtësishme ndaj drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve.

Sipas burimeve nga vendngjarja, aksioni ka pasur si qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, parandalimin e mbajtjes së armëve apo mjeteve të tjera të paligjshme dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb