Forcat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit në Tiranë, në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Ndërhyrja ka ndodhur në një moment kur, sipas raportimeve nga protesta, tubimi po zhvillohej paqësisht, duke shkaktuar tensione mes pjesëmarrësve dhe efektivëve të policisë.
Efektivët shihen se si largojnë ekipet e xhirimit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ndërsa është hedhur edhe gaz lotsjellës.
Studentët, të rinjtë dhe qytetarët kanë vijuar edhe këtë të diel protestën me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa gjatë ditës janë regjistruar edhe incidente të veçuara me hedhje gurësh drejt institucioneve dhe mjeteve policore.
