Zgjerohet harta e kërkimeve për gjetjen dhe arrestimin e Altin Ndocit, i cili u arratis dje nga spitali i Durrësit. Policia ka zhvilluar kontrolle të shumta në disa zona të Tiranës në kuadër të kërkimeve për 38-vjeçarin Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e martë nga Spitali i Durrësit.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton për Balkanweb se kontrolli është kryer në Astir, Don Bosko, Selitë dhe zona të tjera, përfshirë edhe banesën e tij në Yzberisht.
Familjarët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e tij.
Si rrugë lidhëse me Durrësin, uniformat blu kanë kryer gjithashtu kontrolle në rrugën e Ndroqit, ndërsa kërkimet për lokalizimin e Ndocit vazhdojnë intensivisht.
